Lajme

Bekë Berisha: Kosova s’duhej të ndërhynte në zgjedhjet në Shqipëri

04/27/2021 15:32
nga:Q R

Deputeti nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, ka komentuar përfshirjen e LVV-së, në zgjedhjet në Shqipëri, shkruan Gazeta blic.

Berisha për Gazeta Blic, thotë se Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete të ndryshme, andaj, sipas tij, Kosova nuk është dashur të përzihej në zgjedhjet në Shqipëri.

“Ne jemi shtete të ndryshme ata i kanë institucionet e veta, zgjedhjet e veta ne nuk duhet me ju perzi atyre, e me imponu vullnetin tonë qytetarëve të Shqipërisë”, thotë Berisha.

LEXO EDHE:

Opozita me kritika të ashpra ndaj Kurtit për ‘acarimin’ e raporteve me Edi Ramën