Lajme

Reshitaj: Pres bashkëpunim të mirëfilltë në mes të Kurtit dhe kryeministrit të ardhshëm të Shqipërisë

04/27/2021 15:03
nga:Q R

Deputetja Albena Reshitaj, konsideron se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, duhet të mendojnë për të ardhmen e përbashkët politike të dy vendeve, shkruan Gazeta Blic.

Reshitaj thotë se pret bashkëpunim në mes te Kurtit dhe Edi Ramës, nëse ky i fundit fiton edhe një mandat për të qeverisur Shqipërinë.

“Kryeministri i Kosovës dhe Shqipërisë duhet me mendu të ardhmen e përbashkët politike në sferën ndërkombëtare. Pres bashkëpunim të mirëfilltë në mes të dy kryeministrave, e kundërta nuk i bën nder as Kosovës as Shqipërisë. Liderët politik në Kosovë, nuk duhet me harru historinë dhe atë çka kanë sakrifikuar në të kaluarën atdhetarët tonë, duhet me punu bashkarishtë për me shty njëri tjetrin përpara”, deklaron Reshitaj për Gazeta Blic.

LEXO EDHE:

Opozita me kritika të ashpra ndaj Kurtit për ‘acarimin’ e raporteve me Edi Ramën