Anëtare e Kryesisë së LDK-së, Besa Gaxherri, deklaron për Gazeta Blic, se raportet në mes të Kurtit dhe Ramës janë dëmtuar edhe më shumë në momentin që, sipas saj, Kurti la Kosovën në valën e pandemisë dhe shkoj të votoj në Shqipëri.
Gaxherri, thekson se është koha e fundit që Kurti të dijë që është kryeminister.
“Si dy shtete shqiptare duhet që raportet tona të jenë të mira. Fatkeqësisht ju dhe ne jemi dëshmirat që këto raporte janë shumë të dëmtuara, kësaj radhe janë të dëmtuara nga kryeministri i Kosovës. Kulmi këtu ka qenë kur kryeministri Kurti len shtetin e vet në vlugun e pandemisë dhe turrët e shkon në Shqipëri për të votuar, është krejtësisht gabim. Kosova dhe Shqipëria ka obligim me pas raporte speciale, kemi shumë punë bashkë për të bërë. Konsideroj që është koha e fundit që Kurti të dijë që është kryeministër, nuk është opozitë, ka përgjegjësi qeverisëse”, thotë ajo.
LEXO EDHE:
Opozita me kritika të ashpra ndaj Kurtit për ‘acarimin’ e raporteve me Edi Ramën


