Lajme

Shahini: Kurti e filloi mandatin e tij si kryeministër i Kosovës duke bërë opozitë në Shqipëri

04/27/2021 12:58
nga:Q R

Ish-ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, thotë se Kurti filloi mandatin e tij si kryeministër i Kosovës duke bërë opozitë në Shqipëri.

Ajo ka thënë se tentimi për opozitarizëm nga qeveria e Kosovës në Shqipëri la shije të keqe dhe mori përgjigjen e pritshme dhe të duhur.

Postimi i saj i plotë:

Kurti e filloi mandatin e tij si kryeministër i Kosovës duke bërë opozitë në Shqipëri! ?

Nuk dua të keqkuptohem: bashkëpunimi organik mes shqiptarëve patjetër nënkupton edhe angazhimin politik përtej kufijve. Por, tentimi për opozitarizëm nga qeveria e Kosovës në Shqipëri la shije të keqe dhe mori përgjigjen e pritshme dhe të duhur.

Megjithatë lajmi më i mirë i këtyre zgjedhjeve është ndëshkimi që votuesit i dhanë LSI-së: partisë pa ideologji politike, që lëvizi herë majtas e herë djathtas, duke i shërbyer interesave të ngushta të udhëheqësit të saj. Votuesit me të drejtë i thanë “mjaft” kësaj lloj politike.

LEXO EDHE:

Opozita me kritika të ashpra ndaj Kurtit për ‘acarimin’ e raporteve me Edi Ramën