Lajme

Haskuka flet për gjendjen me pandeminë në Prizren

04/27/2021 08:44
nga:Q R

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka folur për gjendjen aktuale me pandeminë në këtë komunë, shkruan Gazeta Blic.

Haskuka ka theksuar se, në komunën që ai udhëheq aktualisht janë 60 pacientë të hospitalizuar me Covid-19.

Ai shton se gjendje me pandeminë është e menaxhueshme.

“Momentalishtë janë 60 të hospitalizuar, jemi mirë në Spitalin e Prizrenit. Tash po mundohemi me bë sa më shumë teste si komunë, me i identifiku më herët në mënyrë që njerëzit me u izolu. Po gjendja është stabile”, ka thënë Haskuka në kanal 10.

LEXO EDHE:

SHBA: Spekulimet për ndryshime kufijsh në Ballkan, kërcënim i panevojshëm për stabilitetin