Sporti

Lazio fiton derbin italian, Milan rrezikon seriozisht pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve

04/26/2021 22:38
nga:L J

Lazio ka shënuar fitore në derbin ndaj Milan.

Lazio shënoi herët me golin e Correa-s që në minutën e 2’të të takimit, shkruan GazetaBlic Sport.

Correa ishte sërish ai i cili shënoi herët edhe në pjesën e dytë kur arriti ta gjej rrjetën në minutën e 51’të të takimit.

Llogarinë e golave e mbylli sulmuesi italian, Ciro Immobile i cili realizoi në minutën e 87’të të takimit.

Me këtë fitore Lazio ka 61 pikë dhe ndodhet në vendin e 6’të, ndërsa Milan zbret në pozitën e 5’të në tabelë me 66 pikë aq sa ka edhe Napoli dhe Juventus që ndodhen në pozitën e 3’të respektivisht të 4’të në tabelë.

/GazetaBlic Sport/