Sporti

Oto John rikthehet te Prishtina, publikon imazhe nga stërvitja

04/26/2021 19:27
nga:L J

Pas një kohe të gjatë rikthehet sulmuesi nigerian, Oto John, në Prishtinë.

Këtë rikthim e ka bërë të ditur vetë sulmuesi, përmes disa fotografive të postuara në “Instastory”.

Teksa ka vendosur mbishkrime si “U riktheva në Prishtinë” dhe “Fokus”, ka shkruar Oto John.

Kujtojmë që sulmuesi John, nuk kishte pasur mundësine të jetë me Prishtinën, pasi ka pasur probleme me dokumentacion dhe ai momentalisht për bardhekaltërit këtë edicion ka vetëm 5 ndeshje.

Në 5 paraqitje, afrikani ka shënuar 7-të gola për kryeqytetasit. Madje John, pritet të jetë edhe në ndeshjen me Trepçën ’89, që zhvillohet këtë të mërkure.