Sporti

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Torino – Napoli

04/26/2021 19:19
nga:L J

Napoli e ka mbyllur pjesën e parë të takimit me një epërsi solide ndaj Torinos.

Për epërsinë e Napolit u përkujdes fillimish, Bakayoko, i cili realizoi me një goditje të bukur nga distanca në minutën e 11’të të takimit, shkruan GazetaBlic Sport.

2 minuta më vonë pas një topi të vjedhur, Osimhen me një solo aksion realizoi për golin tjetër të Napolit.

Rezultati final i pjesës së parë është 2-0.

/GazetaBlic Sport/