Sporti

ZYRTARE: Arsenal nënshkruan me talentin e ri anglez

04/26/2021 17:07
nga:L J

Arsenal ka nënshkruar me lojtarin e ri 19 vjeçar, Folarin Balogun.

Lajmin e ka konfirmuar edhe gazetari i njohur, Fabrizio Romano, shkruan GazetaBlic Sport.

Sipas gazetarit, Fabrizio Romano, talenti i ri kishte marrë 15 propozime nga klube tjera por megjithatë ai e ka zgjedhur Arsenalin pasi e dashuron këtë klub.

Folarin Balogun, ka lindur në SHBA, por është pjesë e grupëmoshave të reja të Kombëtares Angleze.

Ai pritet të përfshihet në skuadrën e parë të Arsenal sezonin tjetër.

/GazetaBlic Sport/