Riyad Mahrez zbulon se si po argëtohet me orarin e ‘pamëshirshëm’ të Cityt këtë edicion.
Sulmuesi algjerin kishte paraqitje të mirë edhe një herë pasi City mundi Spurs 1-0 për të fituar Kupën e Ligës, përcjell GazetaBlic Sport.
City tani duhet të udhëtojë në Francë në mesjavë për të luajtur me Paris Saint-Germain në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve përpara se të luajë ndaj Crystal Palace të Shtunën tjetër në një tjetër detyrë jetike të Premier League.
“Të them të drejtën, nuk e kam problem. Më pëlqen të luaj çdo tre ditë dhe uroj të mund të luajmë çdo tre ditë, çdo vit”, zbuloi Riyad.
/GazetaBlic Sport


