Sporti

Ramadani jep lajmin e madh për tifozët e Prishtinës: Otto John i bashkohet klubit nesër

04/26/2021 00:11
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Prishtinës, Zekirja Ramadani ka konfirmuar se sulmuesi i kësaj skuadre, Otto John do të bashkohet nesër me klubin.

Ai tha në emisionin “Dueli Sportiv” se ai momentalisht është në Turqi dhe nesër do të jetë në Prishtinë, përcjell GazetaBlic.

Kujtojmë që ai kishte një problem me dokumentacion që një kohë të gjatë dhe nuk ishte pjesë e klubit.