Kanë vazhduar reagimet e shumta ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, pas votimit të tij në zgjedhjet nacionale në Shqipëri.
Një ragim erdhi edhe ish-i Dërguari Special i SHBA-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Ai tha se ky veprim i tij i tregon shumëçka botës, teksa shtoi se komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë dyshues ndaj motiveve të tij.
“Kryeministri i Kosovës po voton në zgjedhjet e Shqipërisë.
Kjo i tregon botës aq shumë për Kurtin. Komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë dyshues ndaj motiveve të tij”, shkroi Grenell në Twitter.
The Prime Minister of Kosovo is voting in the Albanian elections.
This tells the world so much about Kurti. The international community should be suspicious of his motives. @WhiteHouse @SecBlinken @JakeSullivan46 @un https://t.co/3OzHkH9XJl
— Richard Grenell (@RichardGrenell) April 25, 2021
LEXO EDHE:
“Kjo elitë politike që po voton sot në Shqipëri, na ka humbur mundësinë e liberalizimit të vizave”


