Sporti

Arsim Prepolli: Prishtina skuadra favorite për titullin kampion, po luan futbollin më të bukur në Superligë

04/25/2021 17:50
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.

Prishtina ka triumfuar në derbin e madhe ndaj Dritës me rezultat 1 me 2, shkruan GazetaBlic.

Betim Haxhimusa shënoi për epërsinë e Dritës, kurse Endrit Krasniqi barazoi shifrat me një gol të bukur në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, Besnik Krasniqi realizoi gol në minutën e 70’të për fitoren e madhe të skuadrës nga kryeqyteti.

Kjo ishte fitorja e katërt për skuadrën e Prishtinës ndaj Dritës në këtë edicion.

Analisti i mirënjohur i futbollit kosovar, Arsim Prepolli tha se kjo fitore është fitore për titullin kampion për Prishtinën.

“Fitore për titull kampion për Prishtinën. Prishtina ishte më e mirë se Drita dhe me meritë sot mori 3 pikë, që une i vlerësoj si 3 pikë të titullit kampion edhe pse herët por unë e kam thënë edhe paraprakisht këtë gjë, Prishtina këtë sezon luan futbollin më të mirë në Kosovë” tha fillimisht Prepolli për GazetaBlic Sport.

Më pas ai tha se ka ende edhe gjashtë xhiro, por nëse Prishtina luan me këtë ritëm atëherë e sheh si favorite kryesore për titullin.

“Ka ende ndeshje edhe 6 xhjiro, por nëse Prishtina luan me këtë ritëm une e shoh favorit kryesor për titull. Jo vetëm që triumfoi ndaj Dritës, por luan mirë kët edicion sidomos në gjysmën e dytë. Edhe pse Drita dhe Ballkani janë në garë dhe ende asgjë nuk ka përfunduar, por ky është mendimi im personal, Prishtinën e shoh favorite per titull” përfundoi Prepolli.

/GazetaBlic/