Sporti

Manuel Neuer flet pas humbjes nga Mainz: Nuk mundemi të mendojmë që të hyjmë në fushë në këtë mënyrë dhe të fitojmë ndeshjen

04/24/2021 19:08
nga:Mergim Rreci

Festa e titullit kampion shtyhet së paku deri nesër në Gjermani.

FC Bayern humbi 1: 2ndaj  FSV Mainz 05, shkruan GazetaBlic.

Jonathan Burkardt në minutën e 3’të dhe Robin Quaison në minutën  e 37’të shënuan për nikoqirët.

Robert Lewandowski shkurtoi shifrat në 1: 2 në minutën e fundit.

Pas ndeshjes, Neuer nuk ishte i kënaqur, sidomos me paraqitjen e pjesës së parë.

“Nuk mundemi të mendojmë që të hyjmë në fushë në këtë mënyrë dhe të fitojmë ndeshjen”, tha ai.

“Skuadra nuk ishte e befasuar nga Mainz, sepse e dinim që ishin shumë të motivuar”, shtoi ai.

“Por, ne kemi menduar në një ndeshje ndryshe dhe në pjesën e parë kemi bërë paraqitje shumë të dobët”, përfundoi Manuel Neuer.

/GazetaBlic/