Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës së Kosovës.
Feronikeli është në avantazh ndaj Drenicës në derbin drenicak, shkruan GazetaBlic.
Ishte një gol i shënuar nga Simonovski në minutën e parë që i dha avantazhin “Industrialistëve” me rezultat 0 me 1.
Drenica nuk tregoi pothuajse asgjë në anën tjetër.
Në takim tjetër, Arbëria dhe Besa po luajnë pa gola.
Skaudra nga Dobraja kishte dominin e lojës, por që shifrat mbeten ato të fillimit 0 me 0.
/GazetaBlic/


