Lajme

Macron reagon pas vrasjes së punonjëses së policisë: Nuk do të dorëzohemi në luftën kundër terrorizmit islamik

04/23/2021 18:58
nga:M K

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka reaguar pas vrasjes së punonjëses së policisë në Rambuje të Francës.

Macron ka shkruar në Twitter se Franca nuk do të dorëzohen në luftën kundër terrorizmit islamik.

“Ajo ishte një punonjëses e policisë. Stephanie ishte vrarë në stacionin e saj të policisë. Shteti është në anën e familjes, kolegëve dhe policisë. Në luftën kundër terrorizmit islamik, ne nuk do të dorëzohemi”, ka shkruar Macron.

Mediat franceze shkruajnë se gruaja franceze punonjëse e policisë 48 vjeçare u vra pas therjes me thikë në fyt dy herë. Sulmuesi ishte një tunizian me shtetësi franceze. Sipas burimeve të hetuesisë ai ka bërtitur “Allahu Akbar” gjatë kryerjes së sulmit, shkruan France24.

LEXO EDHE:

Rrëfim ekskluziv i Behgjet Pacollit: Skenat dhe prapaskenat e zgjedhjes së Presidentes së Kosovës