Milani ka rikuperuar Ismael Bennacer, por Zlatan Ibrahimovic dhe Theo Hernandez janë ende duke u stërvitur të ndarë dhe në dyshim për ndeshjen kundër Lazio.
Calciomercato.com raporton se Bennacer do të rikuperohet për ndeshjen kundër skuadrës nga kryeqyteti të hënën, por si Ibrahimovic ashtu edhe Hernandez u stërvitën veçmas, përcjell GazetaBlic.
Suedezi 39-vjeçar vazhdoi me stërvitje të personalizuar dhe do të përpiqet të rikuperohet në kohë për ndeshjen e madhe, por raporti pretendon se ai nuk ka gjasa të rikuperohet në kohë për të hënën në mbrëmje.
Ndërkohë mbrojtësi francez vazhdon të luftojë me një dëmtim në këmbë dhe Rossonerët duket se do të përballen me Biancocelesti pa dy nga lojtarët e tij kryesorë.
/GazetaBlic/


