Kryetar i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, në T7, ka thënë se Asociacioni i Komunave Serbe dhe shkëmbimi i territoreve janë dy opsione në tavolinën e dialogut, shkruan Express.
Sipas Gashit ekzistojnë ende dy probleme në tavolinë, për të cilat Vetëvendosje nuk po ka guxim dhe aftësi të merret me to.
Madje Gashi tha se pikërisht për këto arsye Vetëvendosje po kërkon që LDK’ja të bëhet pjesë e grupit të bisedimeve.
“Ekzistojnë dy probleme në tavolinë. Asociacioni i Komunave dhe shkëmbimi i territoreve”, është shprehur Gashi.
“Ata (VV) nga mungesa dhe aftësia e guximit të merren me këto çështje po kërkojnë që LDK’ja të jetë pjese e grupit të bisedimeve”, ka thënë Gashi.
“LDK e pati marrë përsipër çështjen e asociacionit, ne e kemi negociuar e vendimin e ka marrë z. Thaçi”, ka thënë Gashi.
“Statuti i Asociacionit të Komunave serbe thotë një pikë aty se kjo çështje fillimisht duhet të shkojë në Gjykatë Kushtetuese për të parë nëse është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Gashi.
Ndërkohë që për marrëveshjen e Uashingtonit në mes të Kosovës dhe Serbisë, Gashi tha se Administrata Biden e përkrah fuqishëm.
“Është një rrjedhë logjike normale. Nëse e shohim edhe sekretarin e shtetit, ai deklaroi se e njeh dhe e përkrahë marrëveshjen e Uashingtonit. Nuk ndryshon politika amerikane brenda ditës”, shtoi Gashi.
Hoxhaj: LDK ka marrëveshje të fshehtë me Vjosa Osmanin për zgjedhjet lokale