Lajme

Hoxhaj: LDK ka marrëveshje të fshehtë me Vjosa Osmanin për zgjedhjet lokale

04/22/2021 22:55
nga:M K

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se janë ndjerë të befasuar nga qëndrimi i LDK-së, karshi zgjedhjes së Vjosa Osmanit, Presidente.

Sipas tij, për këtë mbështetje, pati marrëveshje paraprake për zgjedhjet lokale, mes LDK-së e Vjosa Osmanit, për ta mbështetur pushtetin absolut të Albin Kurtit, njofton Klan Kosova.

”Besa na ka habitur qëndrimi i kolegëve tanë opozitar i LDK-së”.

”Që pa ndonjë kusht, pa ndonjë arsye, po sigurisht me ndonjë marrëveshje për zgjedhje lokale apo ndonjë marrëveshje të fshehtë vendosën ta mbështesin pushtetin absolut të Albin Kurtit”.

”LDK ka marrëveshje me zonjën Osmani. Ne mendojmë kështu”.

”Ne kemi pritur që partitë politike opozitare mund të koordinohen. Kemi pritur që LDK do duhej të koordinohej së bashku me ne dhe AAK-në, për krijimin e një kulture të re politike ku presidenti zgjidhet në mënyrë të re konsensuale”.

Në Rubikon me Adriatik Kelmendin, Enver Hoxhaj gjithashtu komentoi edhe veprimin e ish-partiakes së tij, Adelina Graincës, e cila pa paralajmërim aderoi në Vetëvendosje, pas dhënies së votës së saj në favor të zgjedhjes së Vjosa Osmanit Presidente.

”Vota e Graincës, nuk ka qenë votë parimore”.

”Ka qenë më shumë rezultat i pazareve dhe jo i parimeve. Ajo do duhej t’ia kthente mandatin PDK-së. Është mandat i PDK-së. Unë kam qenë jo në mënyrë direkte, por ne si PDK dhe dega jonë në Ferizaj, kanë qenë në kontakt me Graincën. Deri në momentin e fundit na është thënë se nuk do të votojë, dhe është i pavërtetë lajmi i mundshëm”.

”Ne kemi pasur informata në ditën kur është votuar, dhe kemi bërë përpjekje ta menaxhojmë situatën por ja që ka ndodhë”.

”Përderisa e fsheh veprimine e fundit, mendoj se aty më së pakti është diçka politike”.

”Unë e kam takuar Graincën, e kam pyetur në cilin komision dëshiron të shkojë, i kam ofruar mbështetje. Ajo madje nëse s’gaboj e kam promovuar si kandidate në mënyrë të qëllimshme si një ndërmarrëse e re nga një komunë jashtë Prishtinës. E ka pasur mbështetjen e plotë, por s’ma merr mendja që dikush në Kosovë e merr këtë reagim të saj, seriozisht”.

”Nuk kam informatë të plotë, po të kisha edhe informatë të plotë nuk do ta thoja. Parakalimi i saj me Kurtin në atë seancë ka treguar çfarë ka pretenduar Kurti me Osmanin në këto 15 vjetët e fundit”.

LEXO EDHE:

Osmani pas takimit me kryediplomatin gjerman:Testament i raporteve të shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve