Sporti

Kryeshefi i Milanit rrezikon shkarkimin për shkak të Superligës Evropiane

04/22/2021 13:21
nga:Mergim Rreci

Drejtori i Milanit, Ivan Gazidis rrezikon të humbasë punën e tij në Rossoneri për shkak të rolit të tij në Super League, sipas Il Corriere dello Sport.

Gazeta pretendon se komentet e drejtorit mbi çështjen e Superligës dhe përfshirja e tij e tepruar mund të çojë në shkarkimin e tij, përcjell GazetaBlic.

Gazidis tha se Super League do të ‘ofrojë mbështetje për të gjithë piramidën e futbollit’ në një shpjegim për sponsorët e Milanit, pasi kishte njoftuar që klubi u bashkua me 12 ekipet themeluese të garës së shkëputur.

Që nga ajo kohë, gjithçka është shembur, por Presidenti i Real Madrid Florentino Perez insistoi që Milani ishte një nga klubet që nuk ishin tërhequr nga Superliga natën e kaluar.

Il Corriere dello Sport raporton se Gazidis rrezikon të humbasë pozicionin e tij si CEO i Milanit, për shkak të rolit të tij në projektin e ri.

Drejtori teknik Paolo Maldini, i cili bllokoi Gazidis për të shpjeguar Super League për lojtarët të hënën, do të bëhej kandidati kryesor për të zëvendësuar ish-drejtorin e Arsenalit.

/GazetaBlic/