Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez beson se shembja e projektit të Superligës që ai ishte vendosur të drejtojë do të ketë pasoja negative në tregun e transferimeve dhe do të parandalojë shitjet e super yjeve Kylian Mbappe dhe Erling Haaland këtë verë.
“Në përgjithësi, nuk do të ketë transferime të mëdha këtë verë”, tha Perez për El Larguero.
“Kur paratë nuk rrjedhin nga klubet e pasura në klubet e varfëra, të gjithë vuajnë” vazhdoi ai.
Florentino Perez ishte njëri ndër themeluesit e kësaj Super Lige dhe vazhdon të jetë mbështetës i madh i saj.
/GazetaBlic/


