Lajme

Agron Llugaliu emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës

04/21/2021 16:15
nga:M K

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Agron Llugaliun, Drejtor të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës.

Emërimi i Llugaliut pason përzgjedhjen nëpërmjet konkursit për drejtor të përgjithshëm të Doganës së Kosovës, në një proces transparent e profesional të monitoruar nga përfaqësuesit e Projektit Britanik për Rekrutime në Pozita të Larta Drejtuese, thuhet në komunikatën e zyrës së kryeministrit dërguar mediave.

LEXO EDHE:

Arrestohen katër persona të përfshirë në disa vepra penale