Sot zhvillohet ndeshja kthyese e gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.
Llapi dhe Prishtina synojnë finalen e madhe në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm në futbollin kosovar, shkruan GazetaBlic.
Takimi i parë në stadiumin “Fadil Vokrri” kishte përfunduar me rezultat 2 me 3, kurse sot pritet një ndeshje shumë e rivalizuar me dy skuadrat që luajnë për fitore, por natyrisht me Llapin që ka një përparësi të konsiderueshme.
Cilado nga këto dy skuadra që kualifikohet tutje në finale do të takohet me skuadrën e Dukagjinit, skuadër kjo që u kualifikua pas gabimit procedural dhe shkeljes së rregullave të FFK-së që kishte bërë Istogu.
Janë publikuar formacionet zyrtare të kësaj ndeshje që fillon në ora 15:00.
Llapi: Coric, Idrizi, Krasniqi, Prenci, Emini, Ar. Ramadani, Shabani, Hoti, Sadriu, Veliu, Januzi.
Prishtina: Nika, Pefqeli, Dellova, Bardhoku, Mici, Zyba, Lilaj, Maliqi, Gavazaj, Prapashtica, Shillova.


