Sporti

Largimi i Haaland nga Dortmund, ky pritet të jetë pasuesi i tij

04/21/2021 14:24
nga:Mergim Rreci

Borussia e Dortmundit po ndjen gjithmonë e më shumë presionin e klubeve të mëdha europiane për sa i takon “luftës” që ato kanë nisur për t’i rrëmbyer talentin Erling Haaland.

Në rast se norvegjezi vendosë të ndryshojë fanellë gjatë merkatos së verës, klubi për të mos u gjendur i papërgatitur ka nisur punën për të siguruar pasuesin e 20-vjeçarit, përcjell GazetaBlic.

Verdhezinjtë kanë hedhur sytë nga Andre Silva, i cili është i lidhur me Eintracht Frankfurtin deri në fund të vitit 2023. Për kartonin e portugezit Frankfurti kërkon jo më pak se 40 milionë euro.