Mbrëmjen e djeshme persona të panjohur kanë shkruar grafite me mbishkrime fyese në murin e shtëpisë së deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Adelina Grainca, raporton Gazeta Blic.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti është raportuar mbrëmë dhe se hetimet kanë filluar.
“Ferizaj 20.04.2021-21:55. Është raportuar se person-a të panjohur në disa lokacione kanë shkruar disa grafitë. Rasti vazhdon të hetohet” thuhet në raport.
Kusari-Lila reagon pas grafiteve fyese në shtëpinë e deputetes Grainca, ja çfarë thotë për PDK-në


