Lajme

Kusari-Lila reagon pas grafiteve fyese në shtëpinë e deputetes Grainca, ja çfarë thotë për PDK-në

04/21/2021 08:52
nga:Y I

Gjatë ditës së djeshme persona të panjohur kanë shkruar grafite fyese në drejtim të deputetes së PDK-së, Adelina Grainca, raporton Gazeta Blic.

Pas kësaj ngjarjeje ka reaguar deputetja e GR.parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Kusari-Lila thotë se grafitet në muret e shtëpisë së familjes Grainca të shkruara dje pasdite, janë realiteti i mizogjenisë në politikën kosovare, sipas së cilës vajzat dhe gratë nuk konsiderohen të denja për vendimarrje pos si valutë për shkëmbim.

“Nëse ky akt i shëmtuar nuk denohet nga grupimi politik pjesë e të cilit ishte Adelina deri para zgjedhjes së Presidentes, atëherë aty qëndron vetë përgjigja e largimit të saj nga ata, në mënyrën se si një parti e konsideron dhe trajton një vajzë të re me mendim ndryshe”

Reagimi i plotë:

Grafitet në muret e shtëpisë së familjes Grainca të shkruara dje pasdite, janë realiteti i mizogjenisë në politikën kosovare, sipas së cilës vajzat dhe gratë nuk konsiderohen të denja për vendimarrje pos si valutë për shkëmbim dhe zbatim të urdhërave të partisë.

Nëse ky akt i shëmtuar nuk denohet nga grupimi politik pjesë e të cilit ishte Adelina deri para zgjedhjes së Presidentes, atëherë aty qëndron vetë përgjigja e largimit të saj nga ata, në mënyrën se si një parti e konsideron dhe trajton një vajzë të re me mendim ndryshe.

PDK mohon akuzat në lidhje me grafitet fyese për Graincën