Sporti

Dështoi vetëm pak ditë pas zyrtarizimit, Agnelli besonte fuqishëm në Superligën e Evropës

04/21/2021 09:04
nga:Mergim Rreci

Presidenti i Juventusit Andrea Agnelli dha një intervistë me La Repubblica duke siguruar që Super League ishte mes klubeve dhe kishte 100 përqind mundësi për sukses.

Intervista, padyshim, ishte dhënë para lajmit se të gjashtë klubet angleze – Manchester City, Chelsea, Arsenal, Manchester United, Liverpool dhe Tottenham – ishin tërhequr nga projekti, përcjell GazetaBlic.

Kjo do të linte vetëm Juve, Milan, Inter, Real Madrid, Barcelona dhe Atletico Madrid.

Ndërkohë, fjalët e Agnelli janë publikuar dhe tani duken paksa në kontakt me situatën.

“Ekziston një pakt gjaku midis klubeve, ne po shkojmë përpara,” siguroi Presidenti i Juventusit.

“Ky projekt ka një mundësi prej 100 përqind të suksesit.”

Megjithatë, në një komunikatë Superliga njoftoi që ky projekt është pezulluar dhe pritet ndryshime brenda saj.

/GazetaBlic/