Vazhdon të jetë i lartë numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë.
Aktualisht, aktiv me COVID-19 në Kosovë janë edhe 11 mijë e 756 persona në bazë të raportit të IKSHPK-së.
Nga fillimi i pandemisë e deri sot, në vendin tonë janë konfirmuar gjithësej 102 mijë e 236 raste me COVID-19.
Prej tyre, 2 mijë e 100 persona kanë ndërruar jetë teksa 88 mijë e 380 janë shëruar.
Nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë bërë 505 mijë e 249 testime.
Kosova po vazhdon ndërkaq përpjekjet e saja për sigurimin e vaksinave kundër koronavirusit.
Deri tash, si donacion nga COVAX kanë ardhur vetëm 24 mijë doza.