Sporti

Smith: Dua që Arsenali të tërhiqet sonte nga Superliga Evropiane

04/20/2021 23:27
nga:L J

Ish lojtari i Arsenal, Allan Smith i ka sugjeruar ish ekipit të tij që sa më shpejtë të ndjek hapat e Chelseat dhe Manchester Cityt dhe të largohet nga Superliga Evropiane.

Superliga Evropiane mori një goditje të fortë pas vendimit të Chelseat dhe Manchester Cityt për t’u larguar nga kjo garë duke e vënë në pikëpyetje nisjen e këtij kompeticioni, shkruan GazetaBlic Sport.

Allan Smith tha se ai do të dëshironte që ish klubi i tij sa më shpejtë të marrë vendim të njëjtë sikurse dy klubet e tjera angleze.

“Sigurisht që do të dëshiroja t’i shihja ata duke u larguar, në fakt do të doja shumë ta bënin këtë sonte”, tha Smith për Sky Sports.

“Ata ishin shumë egoist, me të vërtetë mendonin se do të shpëtonin pa protestë?”, ka vazhduar Smith.

“Pronarët amerikan nuk e kuptojnë kulturën evropiane të sportit, ata poashtu në NFL kanë të njëjtin sistem pa rënie nga liga dhe pa promovim”, përfundoi Smith.

/GazetaBlic Sport.