Sporti

Steven Gerrard mund ta zëvendësojë Jose Mourinhon te Spurs

04/20/2021 18:32
nga:L J

Trajneri i Rangers, Steven Gerrard ka marrë vëmendje të madhe nga klube të ndryshme të Premierligës pas punës së mirë te skuadra skoceze.

Pak ditë më parë Tottenham shkarkoi trajnerin e tyre, Jose Mourinho dhe një nga emrat më të përfolur për ta zëvendësuar atë është trajneri anglez, Steven Gerrard, shkruan GazetaBlic Sport.

Ish kapiteni i Liverpoolit, ka bërë një punë mjaftë të mirë te Rangers duke e fituar titullin kampion me skuadrën e tij pas një dominimi shumëvjeçar të Celtic.

Kohë më parë është raportuar edhe për një interesim të madh nga skuadra tjetër angleze, Aston Villa për shërbimet e trajnerit anglez.

Për zërat që Steven Gerrard mund ta drejtojë klubin anglez, Spurs, ka folur edhe një anëtar nga stafi i ekipit të Rangers, Gavin Kelly i cili tha se tani shqetësohet se anglezi mund ta lë skuadrën skoceze pas interesimit të Tottenham.

“Pas interesimit të Tottenham, tani shqetësohem se ai mund ta lë klubin”, tha Kelly.

/GazetaBlic Sport.