Sporti

Rummenigge: Po mundohem të flas me Agnellin, por ai nuk po më përgjigjet në telefon!

04/20/2021 17:05
nga:L J

Drejtori i Përgjithshëm i Bayern Munchen, Karl-Heinz thotë se ai po përpiqet të flasë me Presidentin e Juventusit, Andrea Agnelli, por ai nuk e hap telefonin dhe shton Super League nuk do të zgjidhë problemet financiare.

Bayern Munich ka refuzuar mundësinë për t’u bashkuar me SuperLeague dhe këmbëngul se Champions League është gara më e mirë në botë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Doja të flisja me Agnelli, por nuk ta merrja në telefon. Unë nuk i di motivet e tij dhe nuk dua ta kritikoj atë pa e ditur. Ndoshta ka një arsye që nuk e di”, tha CEO i Bayern Munchen për Il Corriere della Sera.

“Kam dëgjuar thashetheme se ata kanë probleme financiare, të ardhurat e mundshme duken të mëdha, por nuk do të jenë të mjaftueshme për të zgjidhur problemet financiare në planin afatgjatë. Ju nuk mund të vazhdoni të arkëtoni për të kompensuar shpenzimet”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport