Lajme

Nagavci: Harmonizimi i arsimit dhe aftësimit profesional, prioritet i qeverisë

04/19/2021 21:13
nga:Gazeta Blic

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se një prej prioriteteve kyçe të Qeverisë së Kosovës është harmonizimi i arsimit.

“Harmonizimi i arsimit dhe aftësimit profesional me kërkesat e tregut të punës, mbetet pritoriteti kryesor i Qeverisë Kurti 2 dhe i imi si ministre e arsimit”, është shprehur ajo, transmeton KlanKosova.tv.

Ajo e ka thënë këtë pas takimit me Shefen e Zyrës së Luksemburgut, Natacha Gomes.

“U pajtuam që të vazhdojë bashkëpunimi ynë në këtë pjesë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik”.

LEXO EDHE:

Kurti takohet me shefin e EULEX-it, kërkojnë aktivizim më të madh të prokurorive në luftën kundër korrupsionit