Lajme

Kurti takohet me shefin e EULEX-it, kërkojnë aktivizim më të madh të prokurorive në luftën kundër korrupsionit

04/19/2021 20:59
nga:Gazeta Blic

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), Lars Gunnar Wigemark.

Kryeministri Kurti dhe Wigemark biseduan për situatën aktuale në Kosovë dhe për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e sundimit të ligjit, njofton Klan Kosova.

Wigemark tha se EULEX-i është i përkushtuar për të vazhduar përkrahjen për institucionet dhe për forcimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që duhet aktivizim më i madh i prokurorive të Kosovës në luftimin e krimit dhe korrupsionit.

LEXO EDHE:

Plagosja e mbështetësit të PD, Basha: Akt burracak, përgjigjen t’ua japim të dielën