Lajme

Rritet numri i të infektuarve me Covid në Itali, humbin jetën 316 persona

04/19/2021 18:25
nga:Gazeta Blic

Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një ulje e numrit të të infektuarve me Covid në Itali.

Sipas raportit të fundit nga 146.728 testime janë konfirmuar të infektuarit me Covid 8 864 raste të reja dhe kanë humbur jetën 316 persona.

Gjithashtu në orët e fundit janë shëruar nga Covid 19 669 persona.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 3,878,994 të infektuar mes të cilëve kanë humbur jetën 117,243 persona.

LEXO EDHE:

Kurti: Siguria në vend prioritet i përbashkët i institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it