Ish futbollisti i njohur i disa skuadrave të mëdha në Premierligë, Bacary Sagna thotë se ndoshta nuk do të shikojë më futboll, pasi nuk do të jetë njejtë.
Para pak çastesh është njoftuar krijimi i Superligës Evropiane, ku do të marrin pjesë 12 skuadra të mëdha evropiane, raporton GazetaBlic Sport.
Megjithatë, reagime të shumta kishte nga futbollistë e organe të futbollit.
“Oooook. Ndoshta do të ndalojë së shikuari futboll, sepse futbolli që unë njoh nuk është më futboll”, shkruan Sagna.
/GazetaBlic Sport
Oooook .. i think i will stop watching football..cause the football i know is not football anymore ?
— Bacary Sagna (@Sagnaofficial) April 18, 2021


