Futbollisti i Ferizajt, Thesar Ismajli, ka pësuar një lëndim të rëndë në ndeshjen kundër Ulpianës.
Klan Kosova mëson se gjendja shëndetësore e futbollistit nuk është e mirë dhe ai është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.
Futbollisti në fjalë është lënduar gjatë një dueli në minutën 94’.
Më poshtë mund ta ndiqni njoftimin e plotë të FC Ferizaj:
“Ndeshja: Ferizaj – Ulpiana është ndërprerë në minutën e 94-të. Ndeshja e zhvilluar sot në mes Ferizajt dhe Ulpianës është ndërperë në minutën e 94-të të takimit ku një lojtar i skuadrës sonë ka qenë në gjendje të rëndë kritike pas një dueli me kundershtarin , ku gjatë ndërhyrjes së stafit mjekësor, një tifoz me probleme mendore ka shtyrë gjyqtarin e ndeshjes dhe ky i fundit e ka ndërperë ndeshjen. Lojtari ynë, Thesar Ismajli gjendet në spital dhe gjendja e tij vazhdon të jetë ende kritike, andaj ne si klub lutemi për shërimin e tij të shpejtë”.


