Qeveria e Kosovës po mban mbledhje e nisur në orën 19:00, në të cilën po shqyrtohen masat e reja anti-COVID.
Njëri nga vendimet që ka marrë Qeveria është lejimin i punës së gastronomisë, të cilat nga e hëna 19 prill do të punojnë deri në orën 22:00.
Institucionet publike dhe private të arsimit të vazhdojnë aktivitetin e tyre në mënyrë të rregullt sipas udhëzuesit të përkohshëm për aplikimin a masave për parandalimin dhe luftimin e COVID – 19 në institucionet e arsimit të të gjitha niveleve.
Gjithashtu do të hapen edhe qendrat tregtare.
Ndërsa, kufizimi i lëvizjes do të vazhdojë nga ora 22:30 deri në 05:00./ Gazeta Blic


