Trepça 89′ u mposht sot nga Drita në shtëpi me rezultat minimal 0-1.
Goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 53’të ku nga penalltia shënoi lojtari i Dritës, Festim Alidema, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas përfundimit të ndeshjes zyrtarët e klubit nga Mitrovica janë ndarë të pakënaqur me ndarjen e drejtësisë në këtë takim.
Zëdhënësi i klubit të Trepçës 89’m Lulzim Imeri ka reaguar në Facebook duke akuzuar se gjyqtarët e vendosën fatin e ndeshjes.
“Referi kryesor Alban Shala dhe asistentët Elvis Bicaj dhe Meriton Berisha e kryejnë misionin me sukses. Luajnë me ndjenjat e donatorëve. Nëse mendon KF Drita me këso lloj loje me ndihmën e referave me i fitu lojt, nuk e di çka i vyen edhe nëse shpallën kampion. Federatë reflekto”, ka shkruar Imeri.
/GazetaBlic Sport.


