Lajme

Aksident në fshatin Peran të Podujevës, dy të lënduar

04/18/2021 14:46
nga:Q R

Dy persona janë lënduar sot në fshatin Peran të Podujevës, pas një aksidenti mes dy veturave. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Peran të Podujevës, ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka bërë të ditur zyrtarja për informim e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti.

Hoxhaj: Serbia ka vetëm një opsion dhe ai është ta pranojë Kosovën, është detyrë e BE’së ta bëjë të mundur