Miroslav Klose duket se do të largohet nga Bayern Munchen në fund të sezonit.
Bild raporton se trajneri i të rinjve ka rënë dakord me drejtorin sportiv Hasan Salihamidzic dhe ka vendosur të ndjekë Hansi Flick në rrugën për t’u larguar nga Bayerni, shkruan GazetaBlic.
Nuk dihet ende arsyeja, por sipas raportimeve të pakonfirmuara ai poashtu ka pasur disa probleme me drejtorin Hasan Salihamidzic ashtu siç kishte edhe trajneri Hansi Flick.



