Sporti

Humbi me nokaut por u largua duke qeshur nga ringu, bokseri amerikan “adresë” e kritikave të mëdha

04/18/2021 09:21
nga:Mergim Rreci

Jake Paul ka triumfuar ndaj Ben Askren duke e nokautuar atë brenda një minuti.

Ish-ylli i UFC-së, Askren u nokatua brenda 60 sekondave të debutimit të tij në boksin profesionist të shtunën në mbrëmje, përcjell GazetaBlic.
https://twitter.com/8RIPKobe241/status/1383645870579535874?s=20

Ishte një goditje e jashtëzakonshme nga Jake Paul që e la pa gjasa kundërsharin e tij në ring.

Megjithatë, pas këtij meçi bokseri Ben Askren njoftoi se nuk do të luftoj më, por u kritikua shumë pë reagimin e tij pas meçit.

Ai doli duke qeshur jashtë ringit gjë që nuk ishte parë më herët pas humbjeve në ndeshje të tilla.