Lajme

Osmani pas fitores së Akil Gjakovës: Ju po i dëshmoni botës se kur ka vullnet e angazhim, nuk pengesa që nuk tejkalohen

04/17/2021 18:45
nga:Y I

Pas shpalljes Kampion Evrope të xhudistit, Akil Gjakova, ka ardhur edhe një reagim nga Presidentja e vendit Vjosa Osmani raporton Gazeta Blic.

Osmani thotë se kjo është një prej fundjavave më shpresdhënëse prej shumë kohësh në sport.

“Ju po ia dëshmoni gjithë botës se kur ka vullnet, angazhim, përkushtim e talent, nuk ka barriera e as pengesa që nuk tejkalohen, sepse e mira gjithmonë triumfon dhe puna gjithmonë shpërblehet” shkruan Osmani në Facebook.

Postimi i plotë:

I artë dhe Akili jonë!

Kjo është padyshim një nga fundjavët më shpresëdhënëse që prej shumë kohësh në sport.
E gjithë kjo falë xhudistëve tanë dhe triumfit të tyre të pashoq në Kampionatin Evropian.

Sot, Akil Gjakova e përfundoi si kampion i Evropës këtë garë.

Ju po ia dëshmoni gjithë botës se kur ka vullnet, angazhim, përkushtim e talent, nuk ka barriera e as pengesa që nuk tejkalohen, sepse e mira gjithmonë triumfon dhe puna gjithmonë shpërblehet.

Xhudistëve tanë, familjeve që i përkrahën, e trajnerëve që i kalitën ata deri në perfeksionizëm- ju lumtë e bravo që po e ngrisni Republikën tonë drejt majave të Olimpit xhudist! ??

Haradinaj: Faleminderit Akil