Lajme

Hoxhaj në 22 vjetorin e masakrës së Poklekut- Kjo sakrificë na e përkujton se sa shtrenjtë i ka kushtuar liria Kosovës

04/17/2021 18:19
nga:Y I

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, shoqëruar nga shoqëruar nga Grupi Parlamentar dhe anëtarët e kryesisë së PDK-së, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe kryetari i PDK-së në Drenas, Sejdi Hoxha, sot bënë homazhe në Poklek e Çikatovë të Vjetër, raporton Gazeta Blic.

Ata nderuan viktimat e gjenocidit serb në këto fshatra, të cilët u vranë mizorisht 22 vite më parë.

“Me dhembje të madhe i kujtojmë 54 anëtarët e familjeve Muqolli e Elshani, që u maskaruan dhe u dogjën nga dora e armikut, dhe 24 civilë të tjerë të rënë në Çikatovë në 17 prillin e vitit 1999.Këto masakra, kjo sakrificë na e përkujton se sa shtrenjtë i ka kushtuar liria Kosovës” thuhet në njoftimin për media lëshuar nga PDK-ja.

Postimi i plotë:

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, shoqëruar nga Grupi Parlamentar dhe anëtarët e kryesisë së PDK-së, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe kryetari i PDK-së në Drenas, Sejdi Hoxha, sot bënë homazhe në Poklek e Çikatovë të Vjetër, për të nderuar viktimat e gjenocidit serb në këto fshatra, të cilët u vranë mizorisht 22 vite më parë.

Me dhembje të madhe i kujtojmë 54 anëtarët e familjeve Muqolli e Elshani, që u maskaruan dhe u dogjën nga dora e armikut, dhe 24 civilë të tjerë të rënë në Çikatovë në 17 prillin e vitit 1999.

Këto masakra, kjo sakrificë na e përkujton se sa shtrenjtë i ka kushtuar liria Kosovës.
Lavdi e përjetshme!

Osmani: Pokleku është Holokausti i Kosovës