Lajme

Ky është 27 vjeçari që u vra sot në Mitrovicë

04/17/2021 17:42
nga:Y I

Sot në tregun e Mitrovicës ndodhi një ngjarje e rëndë, pasi një person u vra e dy të tjerë mbeten të plagosur.

I vrarë mbeti 27 vjeçari Valmir Fazliu, nga fshati Dolak i Vushtrrisë.

Valmiri ishte djali vetëm i familjes apo siç thuhet në Kosovë djal hasreti.

I dyshuari për vrasjen me iniciale Sh.A vjen nga fshati Vinarc, i cili është arrestuar menjëherë.

Ndryshe, ende nuk dihet arsyet që çuan deri te vrasja, mirëpo thuhet se shkak të jetë bërë një pemë, raporton Jepi Zë.

Detajet e reja: Personi i vrarë në Mitrovicë ishte 27 vjeçar