Skuadra e Prishtinës e pret sot Arbërinë.
Prishtina dhe Arbëria takohen sot me fillim nga ora 15:00, në kuadër të xhiros së 29’të të Superligës së Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.
Skuadra e Zekrija Ramadanit po lufton për titullin kampion, kurse Arbëria për mbijetesë në Superligë.
Pak para fillimit të ndeshjes, janë publikuar edhe formacionet zyrtare.
Ja përbërjet:
Prishtina: Nika, B.Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Lilaj, E.Krasniqi, Abazi, Mankenda, Kryeziu. Kryetrajner: Zekirija Ramadani
Arbëria: Thaqi, Pira, Ibrahimi, Hyseni, Avdulli, Llugiqi, Bahtiri, Zabërgja, Hadzovic, Kryeziu, Santos. Kryetrajner: Arbnor Morina


