Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka komentuar “non-paper” të publikuar në mediet e rajonit ku flitej për ndryshimin e kufijve të Ballkanit Perendimor.
Sipas Muratit, kjo ishte një para-skenar për matur pulsin dhe trasu rrugen drejt një vepeimi të tillë në të ardhmen.
“Besoj që situata të tilla do të kemi her pas here, për shkak se problemet në Ballkan nuk janë zgjidhur. Mendoj që këto vijnë prej niveleve më të larta të politikës qofte amerikane apo evropiane, për të matur pulsin, reagimet edhe për të përgatit terenin”, tha ai, duke paralajmëruar se veprime të ngjashme do të ketë edhe në të ardhmne.
Murati thotë se ripërcaktimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, mbetet zgjidhja e vetme përkundër që një momentum i till humbi në vitin 2018.
“Nuk kemi shumë opeione. Asociacioni do ta bëjë Kosovën një shtet jofunksional. Situata tjetër është “status quo”, ne mbetemi mbrapa dhe është opsioni i ripërcaktimin e kufijve. Dhe duke qenë që ne na iki ajo që ta kryejm atë punë pa u nderlidhur me Bosnjen, une nuk është se jam shumë i lumtur që kjo po ndërlidhey me Bosnjen. Ne kishim mundesi ta bejme pa e nderlidhe me Bosnjen”, tha ai në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit.
Kreu i LB-së, tha se Janez Jansha që ishte i nderlidhur me këtë dolument joformal, është mik i shqiptarëve.
LEXO EDHE:
Edi Rama konfirmon se harta për ndarjen e kufijve në Ballkan ekziston