Lajme

Abdixhiku kryetar – A u pendua Shpejtim Bulliqi që u largua nga LDK?!

04/16/2021 20:53
nga:Gazeta Blic

Para dy viteve, Shpejtim Bulliqi, kishte vendosur të largohej nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për t’u bërë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Arsyeja e këtij largimi kishin qenë raportet e acaruara të tij me atëherë kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, dhe kryetarin e degës së kësaj partie në Podujevë, Agim Veliu.

Por, me të ardhur në krye të LDK-së, të Lumir Abdixhikut, Bulliqi është pyetur se a u pendua që u largua nga kjo parti.

Në Blic Interview me Astrit Gashin, Bulliqi u shpreh se zakonisht nuk pendohet për vendimet që i merr ai.