Lajme

Xhafer Tahiri: Masat e qeverisë të pamenduara, shpresoj që gastronomia të hapet sa më shpejtë

04/16/2021 08:50
nga:M K

Kreu i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka folur rreth gjendjes pandemike në komunën që ai udhëheq.

Mes shumë çështjesh të diskutuara, ai foli edhe për masat e qeverisë, duke i quajtur si të pamenduara, përcjell GazetaBlic.

Në një lidhje direkte me “Kanal 10”, Tahiri shtoi se shpreson që nga data 19 Prill gastronomia t’i kthehet punës së zakonshme.

“Unë kam qenë kundër masave. Ishin të pamenduara. Shikoni, nuk janë vetëm pronarët që humbin. Kamarierët, shankistët, kuzhinierët e të tjerë, me këto masa marrin vetëm gjysmën e pagës, që do të thotë se atyre u duhet të gjejnë borxh, për të kaluar pjesën tjetër të muajit”, tha Tahiri.

LEXO EDHE:

85 mijë e 196 të shëruar nga koronavirusi gjer tani, numri i rasteve aktive ka shkuar në 12 mijë e 900 sosh

/GazetaBlic/