Sporti

Dy futbollistë shqiptarë në gjysmëfinalet e Europa League

04/15/2021 23:30
nga:Mergim Rreci

Manchester United, Arsenal, Roma dhe Villareal janë skuadrat që kanë siguruar kualifikimin tutje në Europa League.

Villareal do të përballet me Arsenalin në gjysmëfinale, shkruan GazetaBlic.

Pritet një ndeshje jashtëzakonisht interesante për më tepër që trajneri spanjoll rikthehet të luajë kundër ish skuadrës së tij.

Në ndeshjen tjetër, Manchester United dhe Roma do të përballen në atë që konsiderohet si finale para finales.

Marash Kumbulla dhe Granit Xhaka, janë 2 futbollistët shqiptarë, pjesëmarrës në gjysmëfinalet e Kupës së Europës.

/GazetaBlic/