Fede Valverde sakrifikoi mjaft për t’u paraqitur ndaj Liverpoolit në ndeshjen e djeshme në “Anfield”.
Uruguajani luajti 90 minuta, përkundër lëndimit që kishte para sfidës, përcjell GazetaBlic Sport.
Edhe më spektakolar ishte fakti duke ditur rrethanat në të cilat ai ka luajtur. Partnerja e tij, Mina Bonino, ndau në rrjetet sociale një imazh të me Fede në pasditen e ndeshjes, disa orë para takimit, dhe gjendja e këmbës së lojtarit nuk paraqiste ndonjë shenjë të mirë.
“Kjo foto ishte sot pasdite. Ju të jeni të vendosur dhe sot keni luftuar më shumë se kurrë. Ju jeni krenaria jonë, “shkroi Mina Bonino pranë një fotoje të këmbës së lënduar të Valverde.
/GazetaBlic Sport



